logo

Oferta e Canon për garancinë 3-vjeçare për llambën

x

E rëndësishme:
Ju lutem kini parasysh se vlefshmëria e kërkesës suaj mund të pësojë vonesë nëse informacioni i kërkuar nuk jepet bashkë me kërkesën tuaj.
Për të gjitha blerjet e kryera - një foto e faturës suaj ose e kuponit tatimor nga kasa fiskale për konfirmimin e urdhrit të blerjes
Pë të GJITHA Blerjet - Një Numër Serial i VLEFSHëM

Ju lutemi plotësoni të gjitha fushat e detyrueshme e shënuara me *
Detaje personale
Albania
Detajet e Produktit
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
    Updated on 11:54 ÖÖ / 18-Eyl-2018

    CANON EUROPA N.V.
    OFERTË GARANCIE 3-VJEÇARE PËR LLAMBËN
    RREGULLAT DHE KUSHTET

    Promocioni & Promotori

    1) Promotori është Canon Europa N.V., i regjistruar në Bovenkerkerweg 59, 1185 XB, Amstelveen, The Netherlands (i quajtur nga këtu e tutje si “Canon”).

    2) Për produktet Canon të zgjedhura (“Produktet promocionale”) të detajuara më poshtë, kjo ofertë garancie 3-vjeçare për llambën (“ofertë garancie për llambën”) përfshin:

    a) Dhënien e një llambe të re për të ndërruar një llambë me defekt (maksimumi 3 llamba);

    b) Dërgesë falas të llambës në adresën e dhënë nga pjesëmarrësi.

    Për shmangien e dyshimeve, promotori nuk ofron shërbimin fizik të ndërrimit të llambës.

    Periudha promocionale

    3) Produktet promocionale duhet të blihen brenda territorit promocional (të përcaktuar më poshtë) nga www.canon.com.al/where_to_buy/for_home ndërmjet datave 01.01.2017 dhe 31.12.2018. Data e blerjes të produktit duhet të konfirmohet nga një dëshmi blerjeje e vlefshme. Ju lutem vini re se produktet duhet të jenë të regjistruara 60 ditë nga dita e blerjes.

    Territori promocional

    4) Produktet promocionale duhet të blihen dhe të regjistrohen në një adresë brenda një prej Territoreve promocionale të mëposhtme:.

    Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, Bosnjë, Mal i Zi, Bullgari, Bjellorusi, Qipro, Gjeorgji, Kroaci, Kirgistan, Kosovë, Kazakistan, Moldavi, Maqedoni, Maltë, Rumani, Serbi, Kaliningrad, Slloveni, Taxhikistan, Turkmenistan, Ukrainë, Uzbekistan, Greqi

    Produktet në ofertë

    5) Produktet e zgjedhura Canon të pranueshme në këtë ofertë garancie për llambën ("Produktet promocionale") janë të gjitha projektorë me bazë llambe në gamën tonë të produkteve. Shikoni listën aktuale të produkteve promocionale http://www.canon.com.al/lampwarrantypromotion/

    6) Produktet promocionale duhet të jenë produkte të reja dhe origjinale Canon dhe duhet të jenë dhënë dhe shpërndarë te shitësit e pakicave nga kompanitë e Canon group në Territorin promocional. Ju lutem kontrolloni me shitësin tuaj që është vërtet kështu për të mos u zhgënjyer. Blerjet nga dora e dytë, produktet e riparuara ose të modifikuara, ose produktet që në ndonjë mënyrë janë kontrabandë ose shkelje e të drejtave të pronës intelektuale të Canon group ose kompanive (përfshirë por jo vetëm produktet paralele ose "gri") nuk do të kualifikohen në këtë promocion.

    7) Produktet promocionale duhet të jenë të regjistruara brenda 60 ditësh nga dita e blerjes që të pranohen në këtë promocion. Për të regjistruar produktin tuaj, ju lutem paraqitni kërkesën sipas udhëzimeve të mëposhtme.

    8) Kjo ofertë është e vlefshme vetëm për përdoruesit finalë.

    9) Të gjithë pjesëmarrësit konsiderohen të kenë rënë dakord dhe t'i përmbahen këtyre rregullave dhe kushteve.

    Si ta regjistroni produktin tuaj dhe të kërkoni ofertën e garancisë për llambën

    10) Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë 18 vjeç e sipër. Duke regjistruar produktin tuaj dhe duke bërë një kërkesë për këtë promocion, ju pranoni t'i përmbaheni këtyre rregullave. Nëse nuk jeni 18 vjeç dhe/ose nuk doni t'i përmbaheni rregullave të këtij promocioni, ju lutem mos kërkoni ofertën e garancisë për llambën.

    11) Regjistrimi i produktit

    a) Për të kërkuar ofertën e garancisë për llambën, më parë duhet të regjistroni produktin tuaj. Për regjistrimin e produktit, plotësoni saktë dhe paraqitni formularin e regjistrimit online duke regjistruar produktin tuaj (duke përcaktuar numrin(at) e serisë të vlefshëm të produktit*) brenda gjashtëdhjetë ditësh pas blerjes së produktit. Kërkesat e regjistrimit të marra pas 60 ditësh pas blerjes së produktit tuaj nuk do të pranohen nga Canon. Pjesëmarrësit do të kenë nevojë të skanojnë, ngarkojnë dhe bashkëngjitin në formularin e regjistrimit online një dëshmi blerjeje të vlefshme (p.sh. një kopje të kuponit ose porosisë online dhe konfirmimit të pagesës) Ju lutem vini re se dëshmia e dërgesës nuk do të pranohet si dëshmi blerjeje e vlefshme.

    * Për ndihmë se ku të gjeni numrin e serisë, ju lutem klikoni këtu

    b) Pas verifikimit të regjistrimit të produktit, pjesëmarrësit do të marrin një email konfirmimi se është pranuar kërkesa e regjistrimit dhe produkti i tyre është regjistruar. Nëse nuk e merrni këtë email konfirmimi brenda 8 ditësh pune pas paraqitjes së kërkesës së regjistrimit, ju lutem kontaktoni info@canon.rs. Ju lutem sigurohuni që ta mbani në vend të sigurt email-in e konfirmimit pasi mund të kërkohet si dëshmi për regjistrimin e vlefshëm të produktit në rast se doni të merrni shërbime garancie.

    12) Kërkesa për ofertën e garancisë për llambën

    a) Pasi pjesëmarrësi të ketë regjistruar me sukses produktin promocional, pjesëmarrësit do t'i dërgohet email-i i konfirmimit me detaje hyrjeje të personalizuara në sistemin online përmes së cilit pjesëmarrësi mund të administrojë kërkesat për ofertën e garancisë. Për të kërkuar ofertën e garancisë për llambën, pjesëmarrësi duhet të plotësojë saktë dhe të paraqitë kërkesën online përmes sistemit online duke përdorur detajet e personalizuara të hyrjes.

    b) Pjesëmarrësit do të marrin një email konfirmimi se kërkesa e tyre është pranuar. Nëse nuk e merrni këtë email konfirmimi brenda 8 ditësh pune pas paraqitjes së kërkesës tuaj, ju lutem kontaktoni info@canon.rs. Ju lutem sigurohuni që ta mbani në vend të sigurt email-in e konfirmimit pasi mund të kërkohet si dëshmi për vlefshmërinë e kërkesës në rast se doni të merrni shërbime garancie. Llamba e re do të dërgohet falas në adresën e treguar.

    c) Oferta e garancisë për llambën i jep mundësi pjesëmarrësit të kërkojë një llambë falas si këmbim për llambën e vjetër. Pjesëmarrësi mund të kërkojë deri në 3 llamba për produktin promocional gjatë tre vjetëve.

    13) Canon ushtron të drejtën ta bëjë të pavlefshme çdo regjistrim produkti ose kërkesë të paplotë, të pasaktë ose të pabazë.

    Shfajësimet

    14) Deri në shkallën më të plotë të lejuar me ligj, Canon nuk do të jetë përgjegjës për asnjë humbje, dëmtim ose lëndim të asnjë natyre çfarëdo qoftë të shkaktuar, të ndodhur nga cilido pjesëmarrës në këtë promocion.. Sidoqoftë, asgjë në këto rregulla nuk do të ketë efektin e përjashtimit ose kufizimit të përgjegjësisë të Canon për lëndime personale ose vdekje të shkaktuara nga pakujdesia e provuar e punonjësve ose agjentëve të Canon.

    15) Canon rezervon të drejtën të kontrollojë çdo kërkesë për të siguruar pajtueshmërinë me këto rregulla dhe kushte dhe për të kërkuar informacione shtesë dhe dokumente mbështetëse. Canon rezervon të drejtën të përjashtojë kërkesat dhe/ose pjesëmarrësit nëse dyshon se promocioni po abuzohet në ndonjë mënyrë. Vendimet e Canon në lidhje me promocionin janë finale dhe nuk do të hyhet në asnjë korrespondencë.

    16) Produktet promocionale janë subjekt i disponueshmërisë ndërsa ka në stok. Canon nuk do të jetë përgjegjës për dështimin e pikave të pakicës në plotësimin e porosive të Produkteve promocionale gjatë periudhës promocionale.

    17) Canon rezervon të drejtën të shmangë, korrigjojë dhe/ose ndryshojë këtë promocion në çdo kohë pa hasur asnjë përgjegjësi çfarëdo qoftë por do të përpiqet gjithmonë të minimizojë efektin te pjesëmarrësi për të shmangur zhgënjimin e panevojshëm.

    Mbrojtja e të Dhënave Personale

    18) Canon Europa N.V., Canon CEE GmbH, me vend pune në Oberlaaer Strasse 223, 1100 Vienna, Austria dhe Canon Europe Limited i regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar me numër regjistrimi 4093977 me vend pune në 3 The Square, Stockley Park, Uxbridge UB11 1ET, United Kingdom janë kontrolluesit e të dhënave për qëllimet e ligjeve dhe rregullave të zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave personale në lidhje me të dhënat personale të dhëna nga cilido pjesëmarrës i lidhur me këtë promocion. Kontrolli dhe përpunimi i të dhënave personale, qoftë nga Canon ose nga cilido prej palëve të treta të autorizuara, i përmbahet rreptësisht ligjeve dhe rregullave të nevojshme për privatësinë e të dhënave. Të Dhënat Personale do të ruhen dhe përpunohen vetëm nga Canon ose palët e treta të autorizuara për qëllimet e administrimit të këtij promocioni dhe të shërbimeve të ofertës së garancisë për llambën përveç nëse është rënë dakord ndryshe. Nëse pjesëmarrësit nuk duan që informacionet e tyre të kontaktit të përdoren për qëllime marketingu ose për t'i bërë të mundur Canon t'i kontaktojë në të ardhmen në lidhje me promocione të ngjashme, ata NUK duhet të shënojnë kutinë përkatëse "pranoj" kur plotësojnë formularin e kërkesës.

    Përpunuesi i të dhënave personale është Interpay Sales Promotions, IDA Business & Technology Park, Ring Road, Kilkenny, Ireland registered in Ireland under number 476077, selia qendrore e të cilit është në IDA Business & Technology Park, Ring Road Kilkenny, Ireland (i quajtur nga këtu e tutje si "Koordinatori"). Koordinatori ka të drejtën dhe është përgjegjës për kryerjen e aktiviteteve të porositura nga Organizuesi, duke vepruar në emër të Organizuesit dhe për dobi të tij në implementimin e Promocionit.

    Ligji dhe Juridiksioni

    19) Asgjë që ndodhet këtu nuk do të pengojë të drejtat që mund të keni si konsumator.

    20) Deri në shkallën e lejuar me ligj, ky promocion, këto rregulla dhe kushte dhe çdo mosmarrëveshje që lind ose që është në lidhje me to do të qeveriset dhe interpretohet në përputhje me rregullat e Anglisë dhe Uellsit dhe do të jetë subjekt i juridiksionit jo-ekskluziv i gjykatave të Anglisë dhe Uellsit.

    21) Si klient, ju mund të keni të drejtën të bëni procedimet gjyqësore në gjuhën tuaj dhe në gjykatat tuaja vendase. Një organizatë lokale për këshillimin e klientit do të jetë në gjendje t'ju tregojë të drejtat tuaja. Këto rregulla dhe kushte nuk kufizojnë asnjë të drejtë statutore që mund të zbatohet.

    * Unë konfirmoj se kam lexuar dhe pranuar Termat dhe Kushtet e këtij promocioni. Unë pajtohem me Termat dhe Kushtet e politikës se privacisë.
    Ju lutëm klikoni tek kutia nëse dëshironi të pranoni email dhe komunikim të rregullt rreth produktet e Canon, ngjarjet dhe shërbimet.

    Nëse dëshironi të çabonoheni nga marrja e materialeve të marketingut nga ne, ju lutemi na kontaktoni në : canon-unsubscribe@promotion-support.com